Sinjalet e para se ngjitur me aeroportin e Rinasit ishte kapur një sasi kanabisi e kultivuar dhe një tjetër e paketuar u dhanë për herë të parë gjatë mesditë nga Kryeministri i vendit Edi Rama.

Gjatë një takimi me të gjithë kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshmë për prezantimin e Dokumentit të Politikave prioritare në fushën e rendit dhe sigurisë, por veçanërisht për t`i inkurajuar rreth akuzave më të fundit ndaj tyre, Rama foli dhe për Rinasin.

Me tone të ashpëra Rama u shpreh se është e pamundur të justifikohetnjë prani e tillë droge në fazën përmbyllëse të monitorimit ndërsa kërkoi masa të ashpra disiplinore deri në shkarkim për përgjegjësit brenda policisë së shtetit

Nëse sot, Policia zbulon parcelë me kanabis në Rinas, i gjithë zinxhiri aty duhet të shkarkohet dhe të largohet nga Policia. Kjo është e qartë! Është e pamundur të justifikohet një prani e tillë në një fazë finale të një operacioni kur një muaj janë zgjatur fluturimet me financim nga Komisioni Europian, sepse partnerët ndërkombëtarë që ndjekin operacionin nuk arrinin dot të bindeshin për çrrënjosjen që i është bërë kanabisit në të gjithë territorin nga të gjitha fotografimet ajrore të pakufizuara. Ishte një teori që ndoshta duhet ta shtyjmë edhe për tetorin për të parë deri në fund se mos ndoshta është një lloj bime tjetër që vjen e historira”. – u shpreh Rama

Por 4 orë më vonë ishte drejtoria vendore e policisë së Tiranës që doli në një konferencë për median dhe deklaroi kapjen e rreth 150 kg hashash dhe 220 rrënjëve të mbjella pranë aeroportit dhe arrestimin e 7 personave dhe procedimin në gjendje të lirë të 10 të tjerëve.

Territori ku ishte mbjellë lënda narkotike ishte i ndarë në mes Tiranës dhe Durrësit dhe përgjegjësia për mbjelljen dhe mos asgjesimin teorikisht do iu takoj të dy policive vendore , se kush do e mbaj përgjegjegjësinë e kërkuar nga kryeministri dhe nëse do e mbaj njeri kjo mbetet për tu parë dhe provuar.

copyright sosnews

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version