I gjithë zinxhiri drejtues në Policinë e Shtetit pritet të japë dëshmi në prokurorinë e krimeve të rënda lidhur me trafikun e kanabisit kryesisht për rastet të cilat kanë kaluar nga Shqipëria me destinacion vendet e Bashkimit Evropian.
Disa ditë më parë para prokurorëve dha dëshminë e tij dhe Niko Brahimaj, drejtor i krimit të organizuar në policinë e shtetit.
Ndonëse nuk ka shumë të dhëna për praninë e Brahimajt në organin e akuzës, mësohet se ai u pyet mbi veprimtarinë e tij për sa i përket goditjes së grupeve kriminale. Kujtojmë që Brahimaj më parë ka mbajtur detyrën e drejtorit të forcës lëvizëse operacionale në operacionin e Lazaratit ndërsa tani ka përgjegjësi për arrestimin e grupeve kriminale me tendencë trafikun e narkotikëve.
Në sitën e prokurorëve pak kohë më parë kaloi dhe Altin Qato. Ai u pyet lidhur me detyrën e tij për sa i përket parandalimit të kanabisit. Aktualisht Qato mban postin e drejtorit për rendin dhe sigurinë publike si dhe është I komanduar edhe si drejtor I policisë së Elbasnaiot ndërsa përgjatë vitit 2016 ka pasur rol kryesor në luftën kundër hashashit.
Një tjetër zyrtar i cili pritet të japë dëshmi në prokurorinë e krimeve të rënda është dhe Idajet Faskaj. Ai do të pyetet lidhur me veprimtarinë e sektorit që mbulon, atë të krimeve të rënda por dhe krimit të organizuar me bazë trafikun e hashashit apo drogave të forta. Përgjatë këtyre viteve në vend janë arrestuar disa grupe spodarike trafikantësh por asnjëherë parandaluar tonelatat e hashashit drejt Bashkimit Evropian.
Në sitën e prokurorëve të krimeve të rënda do të jetë dhe ish drejtorët e kufirit në Vlorë,Sokol Çela dhe Gëzim Zhupa. Me detyrë një ndër postet kyçe për prokurorët e krimeve të rënda, Zhupa pritet të japë shpjegime për tonelatat e hashashit që shkonin “ lumë ” drejt Italisë. Një ndër ta dhe grupi i famshëm Habilaj. Kujtojmë që pak kohë më parë prokuroria shpalli në kërkim Sokol Boden, kreun e kufirit të Dhërmiut si i përfshirë në trafikun e kanabisit.
Mes personave që do të pyeten janë dhe drejtorët apo ish drejtorët e kufirit në zona të ndryshme të vendit aty ku dhe ka pasur trafik narkotikësh..sosnews.al
