Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e “Myslym Shyrit” në Tiranë, ku një 35-vjeçar dyshohet se është vetëhedhur nga kati i gjashtë i një ndërtese.

Si pasojë e plagëve të marra, i riu ka ndërruar jetë.

Lajmin e bëri të ditur policia përmes një njoftimi, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.10.2022, në rrugën “Myslym Shyri”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i gjashtë i banesës, shtetasi A. Q., 35 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version