Çmontimi i 38 kamerave spiune në 3 lagje të Shkodrës të instaluara nga ‘të fortët’, ka sjellë shoqërimin e 5 personave në Komisariatin e Policisë së Shkodrës. 5 persona janë shoqëruar nga Policia e Shkodrës në kuadër të operacionit “Fijet”, menjëherë pas heqjes së 38 kamerave të tjera të sigurisë në 3 lagje të qytetit.

Gjatë marrjes në pyetje, asnjëri prej tyre nuk ka ndihmuar hetuesit në zbardhjen e autorëve të vendosjes së kamerave nëpër shtylla dhe hapësira publike, e po ashtu nuk dihet se ku ndodhet serveri kryesor që mban të gjitha pamjet e kapura në disa nga rrugët më të rëndësishme të Shkodrës. Por duket se kamerat nuk kanë të mbaruar, pasi burime nga Policia e Shkodrës bëjnë me dije se do të ketë sërish aksione për pastrimin e zonave të tjera nga kamerat që dyshohet se janë vendosur nga eksponentë të grupeve kriminale. 

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version