Homeland Justice ka nxjerrë të tjera të dhëna sot, duke shënjestruar kësaj here ish-presidentin e vendit, Ilir Meta, por jo vetëm. Bashkë me të janë ‘hackeruar’ edhe këshilltarët e tij për fusha të ndryshe, këtu përmendim: Anna Maria Vasili, Jetmir Hyseni, Andi Hasani, Flamur Gashi, Ylli Asllani, Ilda Zhulali, Anjeza Burnazi, Arben Çiçi, Bledar Dervishaj dhe Albana Veizi. Me dhjetra faqe janë shkëputur nga posta e tyre elektronike, por edhe të dhëna nga organizime të shuma, duke përfshirë foto dhe video.

Këshilltarët e presidentit
Dokumentat e publikuar në rrjetin e krijuar në aplikacionin “Telegram”, i kanë shoqëruar edhe me një mesazh lidhur me korrupsionin dhe sjelljen e pushtetarëve me qytetarët në vendin tonë.

Dokumentat e hackeruara
“Nuk mbulohet dielli me shoshë! Ha me ujqërit dhe qan me delet. Njerëzit nuk tallen më nga socializmi demokratik. Boll me korrupsionin!,”-shkruhet në mesazhin anglisht.
Hakerat iranianë kanë nisur një varg sulmesh prej muajsh. Së fundmi ata publikuan të dhënat bankare të 1000 bizneseve të mëdha e të vegjël, të personave fizik e juridikë dhe të institucioneve shtetërore. Më herët bënë me dije se kanë hakeruar dhe serverat e Credins Bank, por vetë banka njoftoi se të gjitha llogaritë e të dhënat e klientëve kanë mbetur të paprekura dhe se ishte cënuar vetëm një sistem periferik.
Hakerat kanë publikuar dhe certifikatat e sigurisë të punonjësve të Ministrisë, ndërsa më herët sfiduan kryeministrin Edi Rama me publikimin e listës së zgjedhësve. Të dhëna të tjera që janë publikuar prej tyre janë patentat, targat, pagat si dhe listën e punonjësve të SHISH. Ata kanë publikuar dhe të dhënat personale të kryepolicit Muhamet Rrumbullaku, kreut të SHISH, Helidon Bendo, nënkryetarit Oljan Kanushi, ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano si dhe e-mailet e këtij të fundit.

