Armanda Xhaferri prokurorja e njësisë task forcë kundër korrupsionit në Prokurorinë e Elbasanit ka shokuar me dëshminë e saj dhe akuzat e drejtpërdrejta ndaj individëve me pushtet për zhdukjen e tre dosjeve që i kishte nën hetim.
Në dëshminë e plotë të siguruara nga sosnews nga organi i akuzës në Tiranë mësohet se Xhaferri ka folur për implikimin e drejtuesit të Prokurorisë së Elbasanit Dritan Gina dhe drejtuesja e seksionit të hetimit të korrupsioni Erida Kokonozi në zhdukjen e dosjeve të cilat përmbajnë afera të mëdha korruptive.

Dëshmia e plotë:
Unë e nënshkruara Armanda Xhaferri deklaroj se mbaj përgjegjësi të plotë për çfarë do të dëshmojë më poshtë.
Sqaroi se nga ana e drejtuesit të prokurorisë i është bërë vazhdimisht presion punonjesve të sekretarisë që të merrnin dosjet dhe t`ia conin atij në zyrë.
Gjatë kësaj kohe nga ora 14.30 e në vijim sekretaret po vijonin me inventarizimin e dosjes penale numër 740 të viti 2016 e cila ka të bëj me abuzimet në aksin rrugor Elbasan-Gjinar.
Pyeta se kush i ka lëvizur dosjet dhe mesa më kujtohet ishte sekretarja me emrin Roza e cila qëlloi afër derës së zyrës dhe më tha se “erdhi shefi dhe i nxorri”.
Pastaj jemi futur në zyrën time dhe i kam thënë tekstualisht:“paska ardhur shefi në zyrë dhe paska lëvizur dosjet, kjo nuk është normale”.
Sqaroi se sot (datë 02.12.2017) afërsisht rreth ores 10.30 kam ardhur në zyrë dhe kam konstatuar se mungonin këto fashikuj hetimor:

procedimi penal Nr.1531 e vitit 2015, rreth 13 volume, saktësisht nuk e di të them pse ishte dosje kaq voluminoze, nga një kopje origjinali dhe nga një fotokopje të qepura dhe të inventarizuara. Gjithashtu siper komedinës në formë kasaforte që kam në krahun e majte të tavolinë së punës sipër saj ishin lëvizur materialet dhe ishin marrë dokumentet shkresore të cilat i përkasin procedimit penal Nr.740 te vitit 2016 që i kisha sistemuar dhe ndarë të sistemuara brenda në kapakë dosjesh të paqepura dhe të painventarizuara, saktësisht numrin e tyre nuk e kujtoj për momentin. Gjithashtu mungonte edhe dosja Nr.790 vit 2016 që siç përmenda më lart ma kishin marrë gjatë intervalit kohor rreth 10 minuta që unë isha larguar nga zyra”.

Kjo mënyrë veprimi sipas së cilës kanë hyrë në zyrën time, pa praninë time, pa dijeninë time dhe kanë marrë dosjet penale që unë kam patur në ndjekje penale është haptazi e kundraligjshme dhe arbitrare. Theksoj se une si prokurore kam përgjegjësi për materialet e administruara në fashikullin hetimor të çdo dosjeje dhe për më tepër kur bëhet fjalë për dosje të rëndësishme dhe me materiale sekrete dhe delikate.

E gjendur në këto kushte une kam njoftuar sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe kam bërë kallëzim penal, me qëllim që të hetohet dhe të sqarohet se cili apo cilët persona kanë marrë dosjet penale nga zyra ime pa praninë dhe pa dijenine time, dhe për te cilat arsye kanë bërë një veprim te tille.

Kërkoj të pyeten Drejtuesi i Prokurorise Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan z Dritan Gina, Drejtuesja e seksionit znj Erida Kokonozi, të gjitha sekretaret e prokurorisë, kancelarja Alketa Kurmaku, si dhe koleget e zyres time Pranvera Stafa dhe Armanda Shahini, të cilët duhet të japin shpjegime për të sqaruar se cilët janë personat që kanë marrë dosjet në zyrën time dhe ku ndodhen aktualisht dosjet. Nuk kam gjë tjetër për të shtuar.

Cështja tashmë i ka kaluar si kompetencë për tu hetuar Prokurorisë së Tiranës për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Zhdukja ose humbja e fashikullit”.zyrtarisht Prokuroria e Elbasanit mohon ngjarjen duke u shprehur se veprimet janë të dokumentuar me proçesverbal./sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version