Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumes në Tiranë 23- vjeçari Hermes Beqiri.
I riu u plagos mbrëmjen e të shtunës në lagjen Kiras të Shkodrës. Ai kishte marrë plagë në bark dhe u dërgua për një trajtim më të specializuar në Tiranë.
Policia arriti të identifikojë dhe arrestojë autorët e dyshuar të plagosjes së rëndë, E. H. 17 vjeç, i dënuar me parë për vjedhje si dhe D. H, 17 vjeç.
Gjithashtu policia arrestoi dhe personin që i ka ndihmuar për tu arratisur dy autorët, Bekim Turishta, 21 vjeç.//sosnews.al
