Një ngjarje tragjike ka ndodhur dy ditë më parë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në kryeqytet.

Një 28 vjeçare  shtatëzënë ka humbur jetën  pak orë pasi ishte paraqitur me komplikacione të theksuara në Spitalin Universitar Obstetrik Gjinekologjik.

Sipas të dhënave mësohet se bëhet fjalë për shtetasen Sofie N me origjinë nga Shkodra .Ngjarja ka ndodhur pasditen e së mërkurës.

Trupi i viktimës është transportuar drejt  institutit të mjekësisë ligjore për tiu bërë autopsia, ndërsa materialet janë referuar dhe në prokurori për vlerësim.

Paraprakisht mësohet se pavarësisht ndërhyrjes  dhe ndihmës së mjekëve  të maternitetit ka qenë e pamundur të shpëtohet jeta e 28 vjeçares./sosnews.al

 

 

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version