Një çift të moshuarish në qytetin e Vlorës kanë mbetur të asfiksuar në apartamentin e tyre si pasojë e rrjedhjes së gazit.

Ngjarja ndodhi në lagjen  “Skelë” ku Rrok Tata, 60 vjeç dhe Prenda Tata, 56 vjeçe, kanë humbur jetën gjatë kohës që kanë qenë në gjumë,që para dy ditësh dhe vetëm sot janë gjetur nga komshinjtë që më pas kanë njoftuar policinë e Vlorës.

Zjarrëfikësit dhe policia kanë prerë hekurat e ballkonit dhe kanë hyrë në banesë ku kanë gjetur edhe çiftin e të moshuarve pa jetë.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes ndërkohë trupat e pajetë janë transportuar në morgun e qytetit të Vlorës ku pritet që ekspertiza mjeko-ligjore dhe për të hedhur dritë mbi vdekjen e tyre.//sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version