Një mekanik ka humbur jetën ditën e sotme në Kurbin. Mësohet se teksa po punonte në një mjet tip kamion, mekaniku 45-vjeçar Albert Mamli është shtypur nga kamioni. Në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Kurbin/ Informacion paraprak Në një servis automjetesh në fshatin Laç, Kurbin, shtetasi A. M. 45 vjeç, mekanik në këtë servis, duke punuar në një mjet kamion, dyshohet se aksidentalisht kamioni e ka zënë poshtë dhe për pasojë shtetasi A.M, ka ndërruar jetë. Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version