Një 17-vjeçare është aksidentuar për vdekje në mbrëmje teksa udhëtonte me biçikletë në Shkodër.
Policia sqaron se ngjarja ndodhi rreth orës 23:10 në aksin Shkodër-Koplik në vendin e quajtur tek 5 Herojt, fshati Dobraç.
Mjet tip “Suzuki” me targë AA 179 GD ka përplasur biçikletën që drejtohej nga 17-vjeçarja D. Ç., banuese në lagjen “Naim Gjylbegu” Shkodër, e cila gjeti vdekjen e menjëhershme.
Angjelin Gila 29-vjeç, drejtues i mjetit u ndalua nga policia.sosnews

