Një 7-vjeçare Amelia Sheli,nga qyteti i Durrësit, ka humbur jetën mbrëmjen e së djelës si pasojë e gjendjes së rëndë të gripit në spitalin e pediatrisë.

Sipas shefit të shërbimit të pediatrisë Fatmir Shahini, e mitura mbërriti në spital me temperaturë të ulët, 35 e gjysmë dhe më pas kaloi në gjendje kome.

Sipas mjekëve,për rastin në fjalë,kemi të bëjmë me një gjendje të rënduar e njohur me termin grip toksik. Kjo sëmundje është forma më e rëndë që mund të shkaktohet nga çdo tip gripi. Tek njerëzit me imunitet të dobët, gripi toksik mund të shkaktojë dhe vdekjen si rasti në fjalë.

Prindërit e vajzës kanë deklaruar në spital se vajza e tyre prej dy ditësh nuk kishte ngrënë asnjë gjë, ndërsa temperatura kishte filluar t’i binte pak nga pak.

Ministria e Shëndestësisë ka dërguar një grup ekspertësh në spitalin e Durrësit për të verifikuar rastin në fjalë. Ndërkohë në vendin tonë qarkullon gripit i tipit B dhe AH1N1. Mjekët infeksionistë thonë se ky grip nuk është ne kulmin e tij.//sosnews.al

 

 

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version