Erisilda Abedini, 22 vjeçe, banuese në Tiranë dhe Sikela Përroj, 23 vjeçe, banuese në Tiranë janë dy viktimat e aksidentit tragjik që ndodhi një ditë më parë në kryeqytet. Të rejat, ishin në mjetin “Audi A8” të drejtuar nga Klevis Ruçaj, i cili po ashtu ndërroi jetë. 20-vjeçari po lëvizte me shpejtësi mbi 260 km/h. Ai ishte pajisur me leje drejtimi në vitin 2021, pra në moshën 18-vjeçare dhe kishte marrë disa herë masa administrative nga policia.
Aksidenti u regjistrua ditën e djeshme rreth orës 17:40 minuta. Mjeti tip Audi me targa “AB008 MJ” po udhëtonte me shpejtësi mbi limitet e lejuara në nga zona e Shkozës në drejtim të rreth rrotullimit TEG. Drejtuesit i mjetit ‘Audi’ 20 vjeçari, Klevis Ruçaj, në tentativë për të hyrë në rreth rrotullim ka humbur drejtimin, duke goditur barrierën e anësore dhe tejkaluar tej për tej, për të përfunduar në nënkalim. ‘Audi’ fluturoi për disa metra në ajër dhe goditi bordurën që ndanë dy karrexhetat me senset të aksit Tiranë-Elbasan.
Nga forca e goditjes, mjeti doli në krahun tjetër dhe përplasi mjetin “Honda” të familjes Kurti. Tre personat në mjetin tjetër janë jashtë rrezikut për jetën



