Amber Heard është parë për herë të parë në publik pas humbjes së gjyqit me Johnny Depp. Ajo fotografua në Spanjë e shoqëruar nga e dashura dhe vajza e saj.
Megjithëse ishin shumë të qetë teksa pushonin në Palma de Mallorca, realiteti është se gjendja financiare e yllit të Aquaman është e tmerrshme.
Sipas mediave, ajo i detyrohet më shumë para avokatëve të saj sesa vetë Johnny Depp pasi humbi gjyqin kundër ish-bashkëshortit të saj.

Pas vendimit të gjykatës, Heard i ka borxh Depp më shumë se 10 milionë dollarë, ndërsa aktorja u detyrohet avokatëve të saj më shumë para.
Për shkak se ajo nuk ka para të mjaftueshme për të paguar ish-bashkëshortin, kërkoi rigjykim.
Sa i detyrohet Amber Heard avokatëve të saj?
Pasi gjykatësi vendosi që Amber Heard duhet t’i paguajë Johnny Depp 10.2 milionë dollarë, tani u zbulua se aktorja i detyrohet rreth 15 milionë dollarë avokatëve të saj.

Aktorja është miliona borxhe ndaj ish-përfaqësuesve të saj ligjorë, por edhe ndaj disa kompanive të sigurimit, si Tarvelers Commercial Insurance Company dhe Neë York Marine General Insurance Company.
Këto kompani dyshohet se kanë ndërhyrë në padinë që ajo ka pasur ndaj Johnny Depp, por në këtë moment nuk pranojnë të paguajnë shpenzimet e aktores.
David L. Axelrod dhe Jay Ward Brown shërbyen si avokatë të Heard në padinë e Depp, ashtu si edhe ekipi i Kirk Pasich.
Për momentin dihet se aktorja ka nxjerrë në shitje një pronë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe kështu nuk do të mbulonte as një pjesë minimale të të dyja borxheve.

