Arrestohet në Vorë biznesmeni Gentian Malindi, të cilin Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion e ka marrë të pandehur, pasi dyshohet si porositësi i 137 kg kokainë të kapur në Portin e Durrësit. Deri më sot ai ishte në arrati.
Bashkë me Malindin, të pandehur janë marrë edhe peshkatari Altin Myslihaka dhe punonjësi i sigurisë në Portin e Durrësit, Adrian Bega, të cilët dyshohen si të implikuar në ngjarje.
Kujtojmë që 137 kg kokainë u zbulua në Portin e Piereut dhe u zëvendësua me oriz nga uniformat blu.

Këta të fundit mbajtën nën vëzhgim lëvizjet e kontejnerit, deri në Durrës, për të zbuluar rrjetin e trafikut të kokainës.
Biznesmeni dyshohet se ka dale garant për të marrë ngarkesën nga kontejneri dhe më pas për ta dërguar në destinacionin e përcaktuar nga grupet kriminale.
Pasi vuri re që në pako kishte oriz dhe lokalizues satelitor ai e hodhi çantën nga automjeti, por ishte në vëzhgim nga Forcat Operacionale Speciale.