Imami i Xhamisë te “Rruga e Kavajës” në Tiranë, Ahmed Kalaja, ka reaguar lidhur me arrestimin e influencuesit britaniko-amerikan, Andrew Tate.
Tate u arrestua muajin e kaluar së bashku me vëllanë e tij, Tristan, si pjesë e një hetimi mbi akuzat për trafikim të qënieve njerëzore dhe përdhunim, të cilat ata i mohojnë.
Përmes një reagimi në faqen e tij në Facebook, Kalaja ka dalë në mbrojtje të influencuesit, duke iu lutur zotit që ta ruajë e mbrojë atë.
“Zot ruaje e mbroje habibin!
Amin!”, shkruan Kalaja, ndërsa ka postuar dhe një foto të Andrew Tate.
Nërkohë postimi i tij ka marrë një numër të madh pëlqimesh, por shumë persona përmes komenteve kanë shprehur edhe habinë e tyre.

