Nje 28 vjeçar u ekzekutua mbrëmjen e kësaj të marte në Tiranë. Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të kinostudios kur persona të paidentifikuar qëlluan për vdekje Marjo Majallarin banues në Tiranë.

Viktima Marjo Majollari

 

Policia e cila mbërriti në vendngjarje tha se viktima ishte qelluar disa here nga nje largesi e afert ndersa ka gjetur vdekjen e menjehershme.

Ne te gjithe zonen u ngriten pika te shumta kontrolli policor por ende asnje gjurme e atentatoreve te cilet perfituan dhe nga erresira dhe humben gjurmet ne rrugicat e zones.

Dyshimet e para te policise flasin per nje haknarrje te mundshme kjo pasi babai i viktimes ka qene autor i dyshuar ne nje vrasje te dyfishte. Ne vitin 2014 policia e Tiranes arrestoi 44 vjecarin Avni Majallari, i shumekerkuar, denuar me burgim te perjetshem. Arrestimi i tij eshte bere pas mesnate në rrugën “Ibrahim Brahja” në Tiranë, nga Sektori i Operacioneve Speciale dhe Kërkimit.

“Kapja e tij u bë sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin datë 11.01.2001, e ka dënuar me “Burgim të përjetshëm”, për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 78-25 & 278/2 të Kodit Penal”- njofton policia.

Sipas policise, ky shtetas në vitin 2000 ka vrarë pas një konflikti me armë zjarri shtetasit  Armando Nelaj dhe Ilir Gjuzi, në segmentin rrugor Tiranë – Dajt.

Gjatë momentit të kapjes, shtetasi Avni Majollari mbante në dorë një pistoletë tip “TT” ku dhe pas kontrollit të imtësishëm në banesës ju gjet një automatik kallashnikov ; një pistoletë tip “Cervena Zastava” si dhe një sasi e konsiderueshmë fishekësh e municionesh.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version