Behar Hajdini, 30-vjeç është arrestuar nga policia si pjesë e grupit kriminal të goditur në vitin 2018 teksa transportonte 67 kg kanabis.

Policia bën me dije se në lidhje me këtë vepër penale, gjykata e ka dënuar Hajdinin e 7 vite burg. Në vitin 2018 policia arrestoi në flagrancë tre persona të tjerë.

Foto ilustruese

Tashmë materialet hetimore në lidhje me këë çëhtje i kanë kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshme proceduriale.

Njoftimi i policisë

Vijon operacioni policor i koduar “Zallmneri”, si rezultat i të cilit, në gusht 2018, u sekuestruan 67 kanabis.

Ishte shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni, kapet dhe vihet në pranga, nga Komisariati i Policisë Nr. 3, 30-vjeçari i dënuar me 7 vjet burgim.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Në Qafë-Shtamë, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe arrestuar shtetasin:

  • Behar Hajdini, 30 vjeç, banues në Krujë, të cilin Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 7 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Zallmneri”, të zhvilluar në gusht 2018, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit Xh. L., I. S., B. L. dhe E. L., të cilët në bashkëpunim me 30-vjeçarin transportonin 67 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, gjatë operacionit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version