Petrit Kamberi, 54 vjeç, banues në Tiranë, është vënë në pranga pasi rezulton se është dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim për kultivim të bimëve narkotike. Në njoftimin zyrtar, bëhet me dije se në vitin 2014, 54-vjeçari ka kultivuar bimë narkotike kanabis, në fshatin Zgurë, Zall Bastar. Për këtë çështje, ai ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. 

Njoftimi i policisë Tiranë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Zgura”, për lokalizimin dhe vënien në pranga të një shtetasi në kërkim për kultivim të bimëve narkotike. 54-vjeçari, i dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, pasi kultivoi bimë narkotike, në Zall Bastar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar për kultivim të bimëve narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Zgura”. Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja në Zall Bastar dhe arrestimi i shtetasit:

– Petrit Kamberi, 54 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Në vitin 2014, 54-vjeçari ka kultivuar bimë narkotike kanabis, në fshatin Zgurë, Zall Bastar. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version