Një 42-vjeçar i dënuar në Britani është ekstraduar nga policia shqiptare.
Ai është Judmir Shazivari,i cili është i dënuar në Britani me 14 vjet burgim për trafik kokaine.
Deri më tani Shazivari ka kryer 3.9 vjet burg dhe është transferuar për vuajtjen e pjesës tjetër të dënimit në Shqipëri.
Sipas mediave Bitanike Shazivari ka drejtuar një rrjet trafikantësh të lëndëve narkotike , bashkë me Darren Lazarus. Ata thuhet se ishin njohur në burg dhe trafikonin mbi 1 kg kokainë çdo javë në periudhën qershor 2013- prill 2014.//sosnews.al
