Shpëtim Ferko është i burgosuri 64-vjecar që ka mbërritur i pajetë në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Lezhës.
Ferko po vuante dënimin në burgun e Shënkollit dhe i burgosuri kishte probleme shëndetësore dhe vdekja e tij dyshohet të ketë ardhur nga shkaqe natyrale.
Sakaq, trupi i pajetë i tij do të dërgohet në morg për përcaktimin e shkaqeve të sakta të vdekjes.

