Sherri pas një ceremonie dasme në Bathore mësohet se ka nisur për një borxh 500 euro që i plagosuri i kishte autorit.
Fatjon Luca, i cili goditi me mjet prerës kushëririn e tij për borxhin e pashlyer, tha para hetuesve se ia kishte kërkuar disa herë paratë Hafuz Trocit, por ky i fundit nuk ia kishte kthyer.
Por ditën e djeshme ata janë përballur në dasmë. Në përfundim të ceremonisë, dy kushërinjtë janë përplasur me njëri-tjetrin dhe Fatjon Luca e ka goditur me mjet prerës Hafuz Trocit në gjoks.
Në konflikt janë përfshirë edhe familjarë të dy kushërinjve, të cilët kanë nisur të qëllojnë njëri-tjetrin me grushte, çfarë ka sjellë dëmtimin e tyre, raporton Tv Klan. Policia ka arrestuar autorin Fatjon Luca, ndërsa po hetohen në gjendje të lirë të gjithë personat e tjerë të përfshirë në incident.

