Është arrestuar nga policia Pogradecit një 36-vjeçar pas një kontrolli që iu bë në lokalin e tij.

Thanor Pupa 36 vjeç, banues në Çërravë-Pogradec u arrestua pasi në lokalin e tij në fshatin Çërravë gjatë kontrollit iu gjet dhe sekuestrua me cilësinë e provës material një masë tritoli artizanal, dy granata dore pa lejë, si edhe disa objekte të dyshuara si antike.

Gjithashtu në vijim të këtij rasti, filloi procedimi penal në gjendje të lirë edhe ndaj babait të tij 72-vjeçari A.Pupa, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, këtij të fundit iu gjetën e sekuestruan katër armë gjahu të cilat i posedonte pa lejen e organeve përkatëse.sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version