Shpresa Cani, 48-vjeç ka ndërruar jetë ditën e sotme në ambientet e Bashkisë së Lushnjes.

Mësohet se ajo kishte shkuar për të pyetur pse i është hequr ndihma ekonomike, por pasi është paraqitur në zyrën e informacionit ata e kanë drejtuar në Drejtorinë e Ndihmës Sociale.

58-vjeçarja ka debatuar ashpër me punonjësit e kësaj zyre në lidhje me heqjen e emrit nga lista e përkrahjes sociale. Ajo ka pasur një takim edhe me kryebashkiaken e Lushnjes Eriselda Sefa në katin e dytë të godinës.

Më pas ajo është ndjerë keq dhe ka ndërruar jetë në vend. Policia e Lushnjes ka referuar materialet në prokurorinë e rrethit për të hetuar shkaqet e kësaj ngjarje.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version