Kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi, është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Në SPAK janë rregjistruar 7 kallëzime ndaj Bushit, ndaj është kërkuar paraqitja e tij për të dhënë sqarime rreth tyre. Pritet që pas përfundimit të marrjes në pyetje, të japë një deklaratë për mediat.

Disa nga kallëzimet e bëra ndaj tij:

Për 3 materiale kallëzuese është regjistruar procedim penal.

-Për 2 materiale kallëzuese është vlerësuar të dërgohen për kompetencë në Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore.

-Për 2 materiale kallëzuese është vendosur mosfillim procedimi.

Ndërkohë, një ditë më parë, në SPAK u paraqit për 3 orë edhe ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako.

Bushi është një emër i përfolur dhe i akuzuar shpesh nga opozita për të kaluarën e tij. Ai mban postin e kryetarit të Bashkisë së Krujës që prej gushtit të vitit 2015.

Kujtojmë se pak ditë më parë një kryebashkiak socialist përfundoi në pranga. Bëhet fjalë për kryetarin e Bashkisë së Bulqizës, Lefter Allën, i cili u vu në prangat e Policisë së Shtetit me urdhër të SPAK për shkak se ndaj tij rëndojnë dy akuza, atë për korrupsion dhe abuzim me tenderat publikë. 

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version