Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar foton e të riut Lear Kurti në shtratin e spitalit të Traumës pas shoqërimit në komisariat, kur 32-vjeçari kishte humbur ndjenjat.

Ai shihet i shtrirë pa ndjenja teksa në njërën nga duart ka ende të vendosur prangat. Berisha shprehet se në foto duken edhe hematomat e shkaktuara goditjet nga ana e uniformave blu.

Berisha akuzon policinë se pasi i mori jetën 32-vjeçarit e mbajti atë të lidhura me hekura.

“Xhelatët që i morën jetën edhe të vdekur e mbajtën të lidhur me hekura Learin! Në foto duken dhe hematomat nga goditjet! Sb”, shkruan Berisha.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version