Një incident ka ndodhur ditën e sotme në “Prestige Resort” pas vendimit për ta konfiskuar atë. Një prej të rinjve që hapi dyert e resortit me kapuc në kokë u mor nga Policia, pasi u përplas me median.
‘Kush je ti?’-i thonë të riut, i cili thotë: Më morën.
Drejtoresha juridike “Hysenbelliu Group” tha se ai dhunon një pronë private dhe largohet dhe se policia po e mbron atë. Ai hodhi poshtë mikrofonin e një prej mediave të pranishme, e më pas u shoqërua nga Policia. Mister mbetet se kush është i riu i cili hapi me kaçavidë derën e godinës së ‘Prestige Resort’.

