Një 58-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi është akuzuar për kultivim të bimëve narkotike. Në pranga ka përfunduar 58-vjeçari i identifikuar me inicialet H. C., 58 vjeç, banues në fshatin Gorisht, Vlorë. I prangosur dyshohet se në vitin 2021, ka kultivuar bimë narkotike në një zonë të pyllëzuar, në fshatin Hadëraj të Selenicës.

NJOFTIMI I PLOTË:

DVP Vlorë/I shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike, kapet dhe vihet në pranga 58-vjeçari.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, nga shërbimet e Stacionit të Policisë Selenicë, bazuar dhe në inteligjencën informative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

-H. C., 58 vjeç, banues në fshatin Gorisht, Vlorë.

58-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin e datës 06.03.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Ky shtetas dyshohet se në vitin 2021, ka kultivuar bimë narkotike cannabis sativa, në një zonë të pyllëzuar, në fshatin Hadëraj, Selenicë.  Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin O. Rr., 28 vjeç, banues në Himarë, pasi gjatë kontrolit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version