Adrien Rabiot mund të rinovojë me Juventusin. Mediat italiane shkruajnë se klubi bardhezi po mendon seriozisht që të vazhdojë bashkëpunimin me futbollistin. Kontrata aktuale e lojtarit me torinezët është e vlefshme deri në mesin e vitit 2023 dhe ka gjasa që martesa të vazhdojë.
Trajneri Maximilliano Allegri e vlerëson në maksimum mesfushorin francez dhe shpeshherë e ka bërë pjesë të 11-shes titullare. Rabiot po luan sezonin e tij të katërt te “Zonja e Vjetër”, pas një eksperience të gjatë te Paris Saint Germain.
Në shtëpinë e Juventusit janë të hapura edhe shumë çështje të tjera, të cilat po presin zgjidhje. Ekipi aktualisht nuk është në pozita komode në Champions League, ndërsa në kampionat s’është në top-5.

