Disa mjete luksoze janë djegur në Elbasan. Mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë natës në rrugën “Ymer Peni” në lagjen Skënderbej në Elbasan. Sipas informacioneve paraprake, persona ende të paidentifikuar i kanë vënë zjarrin bagazhit dhe për pasojë, mjetet janë djegur.

Bagazhi ku ndodheshin mjetet ruhej nga një kompani private me kamera sigurie dhe alarm, të cilin dyshohet se e kanë çaktivizuar para se t’i vinin zjarrin zjarrin objektit.

Zjarrfikësja ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka shuar flakët. Shkaku i rënies së zjarrit nuk dihet ende dhe as emri i pronarit të mjeteve e bagazhit. Deri më tani janë marrë pamje të kamerave të sigurisë të bizneseve të zonës.

Njoftimi Elbasan:

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Katund i ri, Elbasan, ka rënë zjarr, në magazinën në pronësi të shtetasit I. H., 26 vjeç, banues në lagjen “Kongresi” ,Elbasan. Si pasojë e zjarrit janë djegur 2 automjete.. Grupi hetimor vijon veprimet hetimore për përcaktimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të rënies së zjarrit.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version