Detaje të reja mësuar në lidhje me plagosjen e 40-vjeçarit Eder Dorzi në ambientet e një lokali në ish-Bllok. Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se dy autorët, Maren Hoxha dhe Heridon Hasa kanë hyrë në lokal dhe janë ulur në tavolinën e Dorzit, i cili shoqërohej edhe nga një person tjetër.
Në një moment, personat në fjalë i kanë kërkuar shoqëruesit të 40-vjeçarit që të blinte një paketë cigareje dhe pas atij momenti kanë nisur të sulmojnë me thikë Dorzin, duke e lënë të plagosur. Fill pas ngjarjes, ata janë larguar prej aty, ndërkohë 40-vjeçari ka dalë nga lokali i gjakosur dhe ka kërkuar ndihmë edhe pse ishte qëlluar plot 27 herë me mjetin prerës. Ishin kalimtarët e rastit ata që njoftuan ambulancën dhe Policinë e Shtetit. Edhe pse në gjendje të rëndë, Drozi dëshmoi në spital para një oficeri policie, ku tregoi ngjarjen dhe edhe identitetin e personave që e sulmuan me thikë.

