Policia ka mësyrë ditën e sotme në “Prestige Resort”. Përfaqësues të institucioneve janë futur brenda, teksa dyert i kanë hapur me kaçavidë, e më pas është vendosur një kordon policor.
Pa një vendim gjykate, por vetëm me urdhër të Këshillit Kombëtar të Kontrollit, ata janë futur në ambientet e këtij biznesi privat, madje pa bërë asnjë njoftim më parë për këtë ndërhyrje. Përfaqësuesja ligjore e “Hysenbelliu Group”, deklaroi se kjo është e paligjshme dhe se ata janë futur me forcë.

