Mesditën e kësaj të diele policia e Tiranës arrestoi një Bullgar i cili nëpërmjet një aparati të quajtur “Skimmer” arrinte të klononte kartat e bankave dhe në këtë mënyre vidhte paratë pa dijeninë e klientevë.
Por çfarë janë Skimmer?
Në ditët e sotme me zhvillimin e teknologjisë qytetarët duhet të jenë mjaft të kujdesshëm pasi të dhënat e tyre, kryesisht pini i bankomateve mund të bie lehtë në dorë të hajdutëve.
Skimmers janë në thelb lexues kartash krediti apo debiti me qëllim që të rrëmbejnë të dhënat jashtë shiritit magnetik të kartës. Skimmer është një pajisje e cila mbivendoset në vendin ku qytetarët fusin kartat e tyre. Për të realizuar diçka të tillë , pasi merr informacion nga disa klientë, hajduti duhet të kthehet në bankokmat për të marrë aparatin i cili përmban të gjitha të dhënat e vjedhura, dhe me këtë informacion në dorë ai mund të krijojë karta klonuese ose thjesht të hyjë në llogari bankare për të vjedhur para.
Sulmet skimming siç njihen në terminologji vazhdojnë të jenë një problem edhe pse bankat e nivelit të dytë bëjnë vazhdimisht ndryshim të dhënash për kartat.Sipas ekspertëve edhe nëse kartat kanë një çip, të dhënat vazhdojnë të jenë në shiritat magnetikë të kartës .
Skimmeri tipik ibankomateve është një pajisje më e vogël se një lexues kartash që përshtatet mbi lexuesit e kartave të bankomateve. Në më të shumtën e rasteve personat që i përdorin gjithashtu vendosin një aparat të fshehtë diku në afërsi me skimmer-in me një fushëpamje të numrave të cilat klientët shtypin, në mënyrë që të marrin të dhënat e nevojshme për të bërë vjedhjet.


Fotot e mësipërme janë skimmera të vërtetë të vënë në përdorim në bankomate. Ju mund të shihni se si aparatet janë vendosur në lexuesin e kartave pa rënë shumë në sy, por shigjetat janë shumë afër lexuesit. Kjo është një shenjë që një skimmer është instaluar mbi atë ekzistues, pasi lexuesi i vërtetë i kartave do të kishte hapësirë para shigjetave, shihni foton e mëposhtme.

Këtu janë disa këshilla, nga ekspertët të cilët na tregojnë se si të mos biem pre e skimmers.
Kontrolloni për ndërprerje
Kur të afroheni me një bankomat, kontrolloni për shenja të dukshme në afërsi të ekranit apo dhe vetë tastierës së pinit.Nëse diçka duket e ndryshme, të tilla si një ngjyrë ose një material tjetër, grafika që nuk janë të renditura në mënyrë korrekte, mos e përdorni atë bankomat. E njëjta gjë vlen edhe për lexuesit e kartave të kreditit.
Për shembull, nëse një bankomat ka një hyrje të kartës ndezëse për të treguar se ku duhet futur karta dhe bankomati tjetër ka një vend të thjeshtë për lexuesin, ju e dini që diçka është e gabuar. Meqenëse shumica e skimmers janë ngjitur në krye të lexuesit ekzistues, ata do të errësojnë treguesin e ndezjes.
Mendoni për hapat që ndërmerrni
Sa herë që futni PIN-in e kartës suaj të debitit, thjesht supozoni se ekziston dikush që kërkon. Ndoshta është mbi shpatullat tuaja ose përmes një aparati të fshehur. Mbuloni tastierën me dorë kur fusni PIN-in tuaj.

Edhe në qoftë se nuk e vëreni skimmer dhe keni futur kartën tuaj, mos harroni gjithnjë mbuloni me dorë PININ . Në këtë mënyrë do të mbani të fshehura të dhënat pasi marrja e PIN është thelbësore që kriminelët të përdorin shiritat magnetikë të marra nga karta juaj.Mos harroni se fundjavat janë më të rrezikëshmet pasi hajdutët i vendosin këto aparate të shtunave ose të dielave, dhe pastaj i heqin ato para se bankat të rihapen të hënën.Vendet më të rrezikuara janë ato në rrugë.
Qëndro i vetëdijshëm
Së fundmi, kushtojini vëmendje telefonit tuaj. Bankat dhe kompanitë e kartës së kreditit në përgjithësi kanë politika shumë aktive për zbulimin e mashtrimit dhe menjëherë do tiu kontaktojnë , zakonisht me telefon ose SMS, nëse vërejnë diçka të dyshimtë. Përgjigjia e shpejtë mes telefonit në bankën tuaj mund të nënkuptojë ndërprerjen e sulmeve para se ato të ndodhin, kështu që telefoni juaj është i dobishëm. sosnews.al

