Ledion Bilo, 14 vjeç, ka treguar çfarë ka ndodhur gjatë natës, pas momentit kur njerku i tij, i vuri flakën banesës në Llakatund të Vlorës. Sipas rrëfimit të tij, ish-bashkëjetuesi i nënës së tij i ka dhunuar fillimisht në banesë së bashku me shokun e tij dhe më pas u ka vënë flakën. Sipas tij, Haki Bajrami ishte ndarë nga e ëma e tij prej dy muajsh.

“Kanë ardhur dy persona nga Kosova. Bashkëjetonte me mamin më para dhe ishte ish-bashkëshorti i saj. U ndanë dhe nga inati erdhi në shtëpi na ka dhunuar edhe na ka vënë flakën. Mami më para ka jetuar me të. Ka një djalë të vogël. Na kërcënon, na ka dhunuar! Mua më kanë qëlluar në kokë dhe në kurriz dhe më ka rënë të fikët. I kishte vënë flakën shtëpisë dhe ishte shumë tym, e mora nënë dhe ika. Dola nga dritarja dhe ikat e djat, me janë djegur këmbët. Gjyshen po mundoheshin që ta mbysnin në shtrat,”-tregoi ai para mediave.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version