Ish-deputeti socialist Arben Ndoka reagoi disa orë pas vrasjes së të vëllait të tij, Aleksandrit ndërkohë që hetimet për autorët e mundshëm apo motivet janë në pikën zero. Në një postim në rrjetin social “ Facebook ” ish-deputeti bën një jetëshkrim të shkurtër të vëllait të tij që u ekzekutua brutalisht mes natës së të premtes dhe mëngjesit të së shtunës. Ish-deputeti që u dorëhoq nga mandati pasi u prek nga ligji i dekriminalizit për një dënim në itali, e cilëson të vëllain një njeri të ndershëm dhe punëtor që me sakrifica arriti të bëhej dikush. Ndoka thotë se Aleksandri ishte edhe i ndjeshëm ndaj problematikave të qytetarëve që i trokisnin në zyrë.
Postimi i plotë në FB i ish-deputetit Arben Ndoka:
“ Vellai im i ndjere, ka kaluar nje jete me sfida e vuatje qe ne moshe te mitur. 16 vjeç nisi punen tek ferma e Torovices, pastaj tek Fabrika e tullave, nje pune e rende per moshen, por fale kurajos dhe forces se tij nuk ndalej para asgjeje. Me vone punoi ne ndermarrjen frutore dhe ushqimore. Ishin pune te thjeshta, por ai kurre nuk pertoi. Nderkohe ndiqte dhe studimet. Kishte ambicie per te qene sa me i realizuar ne karriere, duke punuar per 17 vite ne Policine Ndertimore ( INUK), pastaj u be anetar i keshillit bashkiak, duke qene jo vetem aktiv politikisht, por njekohesisht i ndjeshem ndaj problemeve te cdokujt qe i paraqitej ne zyre apo ambjente te tjera. Ishte njeri i dashur per te gjithe, i suksesshem ne karriere dhe biznes, e aq shume energji jepte per njerezit dite dhe nate.
Gjate gjithe rrugetimit te jetes se tij me ka bere krenar sepse linte kudo respekt dhe kishte vlerat qe i kane hije nje burri. Punoi me djerse dhe krijoi gjithcka me mund dhe sakrifice. Ky rrugetim u pre shum shpejt nga ligesite qe mbulohen nga erresira e nates. La pas shume njerez qe vajtojne per te, sidomos familja e tij.
Qofsh i parajses Vellai im i dashur! ”
