Një burrë 50-vjeçar që akuzohet se vrau bashkëshorten e tij mëngjesin e të dielës (22 janar), në banesën e familjes në Nice, ka dalë sot para gjykatës.
Autori u trajtua fillimisht për shkak të një krize epileptike, duke marrë fillimisht dje ndihmë mjekësore. 50-vjeçari ka thënë se ka qenë i pirë dhe pasi është kthyer në shtëpi, ka patur një përleshje me gruan dhe e ka vrarë, duke e mbytur përmes bllokimit të gojës dhe hundës.
Pas vrasjes, në orën 05:00 në mëngjes, ai ka telefonuar policinë dhe iu ka treguar për krimin e rëndë. Me të mbërritur në shtëpi, efektivët kanë gjetur gruan e pajetë me shenja në qafë.“ Kam qenë duke pirë jashtë dhe kur kam ardhur në shtëpi kemi pasur një përleshje të ashpër me gruan time dhe më pas e kam vrarë” .-ka thënë burri.
Çifti ishin prindër të një vajze 13-vjeçare e cila ndodhet aktualisht në kujdesin e të afërmve.

