Automjeti i një biznesmeni të njohur në Lezhë është shkrumbuar nga flakët mëngjesin e sotëm.
Automjeti i biznesmenit të hidrokarbureve, Ndue Pjetrushi (Noshi) është shkrumbuar nga flakët në orët e para të mëngjesit të së shtunës.
Në një deklaratë për mediat, 66 vjeçari tregoi se ishte më gjumë kur dëgjoi shpërthimin dhe sapo doli në ballkon pa makinën e tij në flakë.
Biznesmeni tregoi se ngjarja ndodhi rreth orës 03:50 dhe se nuk ka konflikte me njeri, duke i kërkuar policisë të hetojë shkakun e zjarrit.
Ai zbuloi se kamerat e sigurisë nuk punojnë prej një jave pasi kishte dërguar për të riparuar DVR.
“Rreth orës 4 pa 10 kam dëgjuar një shpërthim se isha në gjumë. Kam dalë në ballkon dhe kam parë makinë duke u djegur. Në moment ka lajmëruar policinë, erdhi dhe zjarrfikësja, bënë procedurat e veta, e fikën zjarrin dhe kaq ishte. Nuk kam asnjë konflikt me kurrkënd, të gjithë që më njohin e dinë që s’kam probleme.
Punoj në fushën e hidrokarbureve, transport nafte Shqipëri-Kosovë. Shteti të bëj punën e vet, unë për vete nuk dyshoj, mund të jetë edhe e qëllimshme dhe që ka marrë vetë, ta nxjerrë hetimi, se nuk jam specialist që ta përcaktoj vetë. Ka një javë që nuk më kanë punuar kamerat e sigurisë, pasi e kisha dërguar që ta riparoj DVR”, tha ai.

