Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Korçë pasi kanë thyer masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ të vendosur nga Gjykata për veprën penale të trafikut të drogës. A.B., 35 vjeç dhe S. H 41 vjeç nuk janë gjetur në banesat e tyre në momentin kur policia ka shkuar për të kryer kontroll dhe më pas ata janë vënë në kërkim dhe janë arrestuar. Sakaq dy persona të tjerë janë vënë në hetim pasi tregtonin bagëti të futura në mënyrë të kundërligjshme në vendin tonë, nga Greqia.

NJOFTIMI I PLOTË- 

Devoll

✅ U larguan nga banesat përkatëse, në cënim të masës së sigurisë të caktuar për krime në fushën e narkotikëve, vihen në pranga 2 shtetas.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll, arrestuan në flagrancë shtetasit:

– A. B., 35 vjeç, banues në fshatin Baban, Devoll;
– S. H., 41 vjeç, banues në Bilisht.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në banesat e tyre, nuk janë gjetur aty, duke thyer kështu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, për secilin prej këtyre shtetasve, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

✅ Procedohen penalisht 2 shtetas, pasi tregtonin bagëti të futura në mënyrë të kundërligjshme në vendin tonë, nga Greqia.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar të DVP Korçë goditën një rast të tregtimit të mallrave të futura kontrabandë në vendin tonë.

Për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

– E. T., 34 vjeç dhe B. B., 23 vjeç, të dy banues në fshatin Pilur, Devoll.

Shërbimet e Policisë në aksin rrugor “Bilisht-Korçë”, kanë ndaluar për kontroll automjetin kamionçinë tip “Benz”, me drejtues shtetasin B. B. dhe pasagjer shtetasin E. T. Gjatë kontrollit në këtë automjet, u gjetën 2 bagëti të trasha (gjedhë) të pamatrikulluara. Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në stallën e shtetasit E. T., në fshatin Pilur, u gjetën edhe 7 bagëti të tjera të trasha, të cilat dyshohet se janë kontrabanduar nga Greqia, me qëllim tregtimin në vendin tonë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version