Një aksident ka ndodhur te rruga e Spitalit Rajonal të Vlorës gjatë ditës së sotme.
Sipas burimeve për Panorama.al, një automjet i paidentifikuar me ngjyrë jeshile, teksa ka qenë duke udhëtuar me shpëjtësi të lartë, ka aksidentuar një një grua me iniciale V.H, rreth 60-vjeçe.
Mësohet se shtetasja ka qenë duke kaluar rrugën dhe shoferi i mjetit, menjëherë pas aksidentit, është larguar nga vendi i ngjarjes.
Ndërkohë e lënduara është trasportuar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia po vijon ekspertizën dhe do të marrë kamerat e sigurisë për të identifikuar mjetin dhe drejtuesin e tij.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 09:40, në rrugën “Ali Demi”, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar shtetasen V. H., rreth 60 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.

