Një 50-vjeçar në Vlorë ka rënë në prangat e policisë.

Bëhet fjalë për shtetasin Albert Brahimaj, banues në lagjen “15 Tetori” të qytetit bregdetar, i cili ishte i shpallur në kërkim më herët.

Sipas policisë, ai ishte i dënuar me dy vite burg për kultivim të bimëve narkotike, nga të cilat e kanë mbetur ende për të kryer edhe 1 vit, 10 muaj dhe 16 ditë.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i Policisë:

DVP Vlorë/I shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotikëve, kapet dhe vihet në pranga 50-vjeçari.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, nga shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Vlorë, bazuar dhe në inteligjencën informative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit:

Albert Brahimaj, 50 vjeç, banues në lagjen “15 Tetori”, Vlorë.

50-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 2 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 1 vit, 10 muaj e 16 ditë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Ky shtetas, në vitin 2020, ka kultivuar bimë narkotike kanabis, në një sipërfaqe toke të pyllëzuar, në fshatin Kotë, Selenicë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version