Kristian Lacuku 31- vjeç është arrestuar sot nga policia në Shkodër. Bëhet me dije se 31- vjeçari ishte në kërkim për trafik droge dhe mbajtje pa leje të armëve dhe armëve shpërthyese. Në banesën e tij më 2016 u gjetën 12 kg kanabis, një armë zjarri dhe municion luftarak. 

Lacuku pritet të përballet me akuzën për këto vepra penale ku do të vuajë dënimin me 4 vjet dhe 8 muaj burg të vendosur më 4 shkurt të këtij viti nga Gjykata eApelit në Shkodër. 

NJOFTIMI I PLOTË: 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, të mbështetura nga inteligjenca informative, mbi vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar, menjëherë kanë organizuar punën, kanë lokalizuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim:

-Kristian Lacuku, 31 vjeç, banues në fshatin Berdicë, Shkodër.

Gjykata e Apelit Shkodër, me vendimin e datës 04.02.2022, e ka dënuar 31-vjeçarin, me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.

Në kuadër të operacionit “Neë start”, të zhvilluar në vitin 2016, në banesat e shtetasve Kristian Lacuku dhe F. T. (ende në kërkim nga shërbimet e Policisë), u gjetën dhe u sekuestruan rreth 12 kg lëndë narkotike kanabis, një armë zjarri dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version