Një 41-vjeçar në Berat ka rënë në prangat e policisë, pasi ishte i shpallur në kërkim më herët.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Beratit, e cila bën me dije se bëhet fjalë për shtetasin me iniciale Dh. Gj., (P), i cili ishte i shpallur në kërkim për “vrasje me dashje të mbetur në tentativë”.

Po sipas policisë, ky shtetas në muajin maj 2022, në lagjen “30 Vjetori”, Berat, ka goditur me sende të forta shtetasin V. B.

Njoftimi:

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, shërbimet e DVP Berat, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin në kërkim Dh.Gj.(P.), 41 vjeç, banues në Kuçovë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, me vendimin e datës 31.05.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë.

Ky shtetas, në muajin maj 2022, në lagjen “30 Vjetori”, Berat, ka goditur me sende të forta shtetasin V. B.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version