Ismail Ballist Morina, vazhdon të rrezikojë që të ekstradohet në Serbi ku mund t’i nënshtrohet përndjekjes, persekutimeve apo diskriminimeve politike.
Ministri i Drejtësisë, Gazment Bardhi i ka bërë kërkesë homologut të tij kroat, që të mos miratojnë ekstradimin e Morinës, duke vlerësuar se ky veprim është në kundërshtim me Konventën e Këshillit të Europës “Për ekstradimin” dhe Paktin Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike. Sipas ministrit Bardhi, transferimi i Ismail Morinës në Serbi mund të cënojë edhe të drejtat themelore të njeriut.
Për këtë arsye Ministria e Drejtësisë ka kërkuar bashkëpunimin e Federatës Shqiptare të Futbollit, për t’i vënë në dispozicion të gjitha faktet dhe provat që dëshmojnë përdorimin politik nga autoritetet serbe, të ngjarjes së ndodhur në stadiumin e Beogradit, në Nëntor të vitit 2015.
Morina u bë përsonazh në stadium për lëshimin e dronit mbi Beograd, gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri. sosnews

