Një 34 vjeçar nga Lushnja ka humbur jetën rreth orës 19.00 të së Shtunës në Itali.
Aksidenti tragjik ka ndodhur në Fondi përgjatë rrugës “Diversivo Acquachiara”.
Mediat italiane sqarojnë se 34 vjeçari po udhëtonte me një motor scooter, kur është marrë përpara nga një kamionçinë.
Pavarësisht ndihmës së parë që i është dhënë 34-vjeçari shqiptar nuk ka mundur të mbijetojë.
Këto janë fotot nga vendngjarja:
