Një 55 vjeçar shqiptar, i identifikuar si Besnik Habiraj, ka ndjekur me veturën e tij ish-gruan dhe më pas e ka masakruar me çekiç në një park në zonën e Montecassiano, në Itali.
Lidhur me ngjarjen e rëndë policia tha se gruaja me origjinë shqiptare rezulton të ishte ish-gruaja e shqiptarit. Ata ishin ndarë për shkak se 55- vjeçari ushtronte dhune dhe e keqtrajtonte atë. Natën e masakrës ai e kishte ndjekur, ndërsa ish gruaja e tij kishte shkuar me disa miq dhe mikesha për t’u argëtuar në disko të zonës.
Kur e kishte parë në shoqërinë e disa djemve të tjerë ai kishte tentuar që ta godiste. Por menjëherë ka ndërdyrë miku i saj dhe e ka ndaluar. Më pas gruaja e frikësuar për ndonjë skandal të mundshëm është larguar bashkë me një mikeshën e saj në drejtim të parkut ku kishin makinën për tu larguar.
Por shqiptari i kishte ndjekur nga pas kishte dalë nga makina e tij dhe kishte masakruar ish gruan me çekiç duke e plagosur rëndë. Policia bëri të mundur arrestimin e 55 vjeçarit ndërsa ish gruaja e tij identiteti i së cilës ende nuk është zbardhur ndodhet në spital.
