Një transportues droge shqiptar është arrestuar nga policia në Catania të Italisë.

Policia Italiane arrestoi Vladimir Kapaj, 41 vjeç.Ai u arrestua në momentin që po dorëzote një sasi prej 31 kilogramëve marijuanë dhe 850 gramë kokainë, italianit 39-vjeçar, Agatino Piano.

Sipas mediave vendase Kapaj banon në një fshtat të provincës së Catanias.

41-vjeçari po e transportonte drogën me makinën e tij tip opel ku gjatë kontrollit policia i sekuestroi tre thasë me 31 kile marijuanë, dy pako me kokainë 850 gramë gjithsej, si dhe  25 gramë hashash,vlera e e të cilëve shkon rreth 75 mijë euro.//sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version