Një organizatë  Italo-Shqiptare është goditur nga policia e Catanias.Rreth 11 vetë janë të përfshirë në këtë organizatë të trafikimit ndërkombëtarë të drogës dhe të armëve.

Të arrestuarit janë Antonino Riela, 46-vjeç,Catania; Vincenzo Spampinato, 44 ​-vjeç Catania; Gianluca Passavanti, 37-vjeçare Catanese; Angela Busacca-37 vjeç; Moisi Habilaj, 39-vjeç Shqiptar, i pari i organizatorit fitimprurës dhe stafi i tij Maridian Sulaj, 29vjeç dhe Fatmir Minaj 55-vjeç.

Kreu i organizatë në vitet e fundit kishte dërguar në Itali nga bregdeti shqiptar më shumë se 3.5 ton marijuanë që ishin konfiskuar, në disa raste gjatë dërgesave.

Organizata kriminale disponte shumë armë  dhe municione të ndryshme.Gjithashtu organizata kishte fituar kontrollin mbi importin nga Shqipëria të sasive të mëdha të lëndëve narkotike si marijuana, që janë  përdorur më pas për të furnizuar dy sheshet e Catanias dhe krahinat e Raguzës dhe Siracusa, duke realizuar një xhiro vlerësuar në mbi 20 milionë euro.

Operacioni u zhvillua pas përgjimeve të shumta telefonike. Përgjatë hetimit, janë konfiskuar sasi të ndryshme droge, me arrestimin e 20 korrierëve.

Pjesë e hetimit ishte dhe ndalimi e sekuestrimi i një peshkarexhe më 2015 që vinte nga bregdeti shqiptar me 900 kg marijuanë si dhe qindra municione.

Kërkiminet çuan në arrestimin e shtatë personave (katër italianët dhe tre shqiptarë), si dhe sekuestrimin e rreth 20 000 euro të gjetura.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version