Policia e Tiranës arrestoi në flagrancë një 56-vjeçar të cilit iu gjetën armë zjarri automatik dhe municion luftarak, në banesë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Marikaj”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. S., 56 vjeç, banues në Marikaj.

Gjatë kontrollit në banesën e 56-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri automatik, një krehër dhe municion luftarak”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version