Jaeld Çela ishte një nga drejtorët e policisë më të ri në moshë, vetëm 37 vjeç.

Me ardhjen në krye të ministrisë së brendshme të Saimir Tahirit ai u katapultua menjëherë në krye të policisë së Vlorës.

Enigmatike mbetet edhe marja e gradës “ Drejtues ” si shumë të tjerë që u emëruan po në detyra të rëndësishme dhe kupolën drejtuese të uniformave blu.

Në karrerierën e tij Jaeld Çela ka mbajtur detyrën e zv\drejtorit të policisë së Durrsit si dhe ka punuar në sektorë të ndryshëm në drejtorinë e përgjithshme të policisë së shtetit.

Në një operacion për shkatërrimin e një plantacioni me kanabis ai shfaqej në krah të ministrit Tahiri në fshatin Poçem të Mallakastrës por ndaj Habilajve të “ Babiçës ” në kohën e tij policia nuk mori asnjë inisiativë për ti goditur.

Mesa duket prokuroria e krimeve të rënda e lidh shpërdorimine  detyrës nga ana e tij pikërisht me këtë grup kriminal pas hetimeve të autoriteteve italiane në përgjimet e të cilëve aktiviteti kriminal del që zhvillohet pikërisht në periudhën kur policia e qytetit bregdetar drejtohej nga ai.

Me ardhjen e Fatmir Xhafajt në krye të ministrisë së brendshme Jaeld Çela u shkarkua nga detyra duke u lënë në dispozicion pasi mesa edhe shërbimi i kontrollit të brendshëm  ka disponuar informacione kompremetuese për të.

Jaeld Çela u ngrit shpejt në hirarkinë e policisë së shtetit por tashmë ai akuzohet për vepra penale të cilat duhet ti luftonte.

sosnews

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version