Dy djemtë e kryetarit të Partisë Social Doemkrate Toim Doshi janë shpallur në kërkim policie pas një ngjarje të shkaktuar sëbashku me mikun e tyre në zonën e ish-bllokut. Ata kanë plagosur rënë një 38 vjeçar dhe më pas kanë kundësrtshtuar dhe goditur punonjësit e policisë që mbërritën në vendngjare për të neutralizuar konfliktin.

James dhe Marcos Doshi përkatësisht 22 dhe 20 vjeç janë larguar menjëherë pas mbërritjes së policisë ndërsa shoku i tyre 34 vjeç me inicialet E.L është arrestuar.

Nëpërmjet një njoftimi, policia bën me dije se sherri mes të rinjve dhe 38-vjeçarit ndodhi për motive të dobëta, por pa sqaruar më tej arsyet.

Dy djemtë e Tom Doshit akuzohen për  5 vepra penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Prishja e qetësisë publike”, të kryera në bashkëpunim.

Deklarata e Policisë Tiranë:

Specialistët  e HEtimit të Komisariatit numër 2 arrestuan shtetasin E. L  34 vjeç dhe shpallën në kërkim për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Prishja e qetësisë publike”, të kryera në bashkëpunim, shtetasit Marcos Doshi, 20 vjeç dhe James Doshi, 22 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Këta 3 shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në rrugën “Ismail Qemali”, kanë goditur me sende të forta shtetasin R. S, 38 vjeç, dhe më pas nuk i janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për të ndaluar, por i kanë kundërshtuar ata, duke i goditur për shkak të detyrës. Shtetasi E. L. është vënë në pranga, ndërsa shtetasit M. D. dhe J. D. janë larguar. Vijon puna për kapjen e tyre.

Por kush është i plagosuri i këtij konflikti, zbulohet emri

Sipas informacioneve të mëuara në rrugë zyrtare nga sosneës.al bëhet me dije se i plagosur në ngjarjen në zonën e ish bllokut e djemtë e Tom Doshit ka mbetur 38 vjeçari Roland Sufa me origjinë nga Peshkopia dhe banues në Kodër Kamëz.

Ky person ka mbetur i plagosur dhe në vitin 2013. Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e Rrugës së Durrësit me rrugën “Mine Peza” në kryeqytet. Shkak ishte bërë në atë kohë një borxh i pashlyer nga Sufa ndaj dy personave.

“Me datën 19 janar Shtetasi Roland Sufa ka qenë duke ecur me makinën e tij tip “Porsche Cayenne” me targa AA 939 EU në momentin që i kanë dalë përpara dy persona të armatosur, të cilët pasi janë konfliktuar me Sufën e kanë goditur në kokë me tytën e automatikut kallashnikov. Më pas personat i kanë vjedhur makinën dhe janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.”

Sipas të dhënave të para mësohet se Sefa u ka pasur një borxh dy personave dhe mospagimi e tij ka çuar në konfliktin e sotëm./ sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version